Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, është shfaqur i shtrirë nga spitali. Nga atje, ai e ka uruar Vitin e Ri.
Kastrati e ka shpërndarë fotografinë me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke uruar që viti i tjetër të jetë më i begatshëm, shkruan Gazeta Insajderi.
“Le të ndriçojë ky Vit i Ri ëndrrat tuaja të reja, shpresat e reja, rrugët e reja dhe perspektivat e reja. Le të sjellë çdo gjë të mirë në jetën tuaj dhe familjet tuaja të mbushë çdo ditë me momente të këndshme. Gëzuar vitin 2024!”, ka shkruar ai.
Kastrati s’ka bërë të ditur se çfarë problemesh shëndetësore ka. /Insajderi.org/