Ish-komandanti i Kashares flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Berisha: Ai i ka penguar shumëkujt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-komandanti i Kashares flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Berisha: Ai i ka penguar shumëkujt

    Insajderi
    07 November 2021 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në emisioni Kojshia Show, këtë javë mysafir ishte komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, i cili ishte edhe Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Haradinaj.

    Berisha në krye të Brigadës 138 ishte emëruar nga Ahmet Krasniqi në atë kohë që ishte në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes se Republikës së Kosovës.

    Ai thotë se vrasja e Ahmet Krasniqit është përjetuar shumë rëndë nga bashkëpunëtorët.

    “E kam njohur Ahmeti Krasniqin qysh nga Kroacia. Ai ka pasur shkollën e kryer dhe trajnime të luftës të nivelit më të lartë. Ai ka çliruar edhe disa kazerma në Kroaci dhe ua ka dorëzuar kroatëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Ish-komandanti i Koshares thotë se vrasja e Ahmet Krasniqit dëmtoi shumë luftën.

    “Vrasja e tij na ka tronditur të gjithëve. Ahmet Krasniqi u ka penguar shumëkujt. Unë nuk e di arsyen, por e di që të gjithë kemi qenë të rrezikuar pasi kemi qenë në luftë. Njerëzit e fushave të caktuara duhet ta japin vlerësimin e tyre për këtë vrasje. Vrasja e tij e ka dëmtuar shumë luftën tonë. Vrasja e tij ishte humbje e madhe pasi të ngritesh një ushtarak në nivelin e Ahmet Krasniqit kërkon shumë mund dhe fonde”, tha ndër të tjera Rrustem Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark