Ish-komandanti i UÇK’së përlotet kur kujton shokët në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandanti i UÇK’së përlotet kur kujton shokët në Hagë

    Insajderi
    21 February 2022 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandanti i UÇK’së, Ramë Buja, është përlotur kur ka kujtuar bashkëluftëtarët të cilët aktualisht ndodhen në Hagë. Në 14 vjetorin e pavarësisë, ai e quajti “të rëndë” siç tha, injorimin e institucioneve ndaj atyre që luftuan për vendin.

    “Zbehtë, dobët dhe e rëndë për ata të cilët kanë qenë luftëtarë, për ata që kanë qenë bashkë-shpallës të pavarësisë, injorimi i këtyre përmasave që ndodhi ishte i rëndë”, tha Buja.

    “Ishte i rëndë”, përsëriti ai, duke shtuar se “këtë rëndësi dhe këtë peshë e kamë përjetuar dhe unë”.

    “Unë nuk kam dalë askund, nuk kam pasur asnjë gëzim dhe s’kam pasur mundësi as ta vendos flamurin e Kosovës në një pozitë ku zakonisht i kam vendosur flamujt për festa të caktuara”, shtoi Buja.

    I përlotur ai uroi që të mos ketë më festime të ngjashme.

    “Është e pamundur. Kjo ka qenë tej zbehtësisë por uroj që më të mos na ndodhi një gjë e tillë”, theksoi Buja.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark