Ish-komisioneri evropian: Investoni në infrastrukturën bujqësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komisioneri evropian: Investoni në infrastrukturën bujqësore

    Insajderi
    02 February 2016 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova duhet të fokusohet më shumë në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla bujqësore dhe të përmirësoje teknikat e punës në mënyrë që zhvillojë sektorin e bujqësisë.

    Kështu tha Franz Fischler, ish-komisionar i Bashkimit Evropian për Bujqësi, në konferencën me temë “Kosova drejt standardeve evropiane për bujqësi” të mbajtur në universitetin UBT.

    Fischler po ashtu theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës bujqësore përmes investimeve si dhe rritjen e standardeve të ruajtjes së ushqimit.

    “Rëndësi të veçantë duhet kushtuar standardeve të produkteve që të jenë të shëndetshme dhe ruajtja në vende të përshtatshme, siç është për shembull me mishi në vende për ftohje”, ka thënë ai.

    Pjesëmarrës në konferencë ka qenë edhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku dhe zëvendësministri i Bujqësise Vezir Jonuzaj.

    Jonuzai para të pranishmëve tha se ministria që ai përfaqëson është angazhuar që të ndihomjë fermerët kosovarë me mjete financiare.

    “Vitin e kaluar 390 fermer janë ndihmuar nga ministria e bujqësisë ku 20 milion euro ishin ndarë nga ministria dhe 12 mijë euro vet financim”, ka thënë ai.

    Kjo konferencë që i kushtohet zhvillimit të bujqësise është organizuar edhe viteve të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark