Ish-krerët e UÇK'së nga Haga i dërgojnë telegram ngushëllimi familjes Krasniqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-krerët e UÇK’së nga Haga i dërgojnë telegram ngushëllimi familjes Krasniqi

    Insajderi
    29 December 2024 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, të cilët po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Krasniqi me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së dëshmorëve Mujë dhe Ali Krasniqi.

    Të gjithë të paraburgosurit në Dhomat e Paraburgimit në Hagë kanë dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi, duke i shprehur dhimbjen për humbjen e nënës së dy dëshmorëve, Mujë dhe Ali Krasniqi.

    Ndryshe, disa ditë më parë ndërroi jetë Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dëshmorit të kombit Mujë Krasniqi (Komandant Kapuçi).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark