×
  • Sport
  • Sport

    Ish-kreu i Ligës Profesioniste rumune, kosovarët i quan “të egër”

    Insajderi
    16 November 2024 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Ligës Profesioniste të Rumanisë, kosovarët i ka quajtur “njerëz të egër”.

    Ky deklarim i tij vjen pas ndërprerjes së ndeshjes së mbrëmshme në stadiumin “Arena Kombëtare” në Bukuresht, si pasojë e thirrje raciste ndaj Kosovës nga tifozët rumunë.

    Dumitru Dragomir beson se Rumania do të fitojë në UEFA dhe Kosova do të ndëshkohet me një pezullim të madh nga ky organ evropian i futbollit.

    “E gjitha ishte e paramenduar. Veprim i egër. Njerëz të egër. Një gjë e tillë nuk është e mundur”, deklaroi ai për “Sportpesurse.ro”.

    Në minutat e fundit të ndeshjes, me rezultatin 0-0, lojtarët e Kosovës vendosën të largohen nga fusha, pas thirrjeve të zëshme nga tribunat “Kosova është Serbi” dhe “Serbia, Serbia”.

    U desh rreth një orë që gjyqtari kryesor i ndeshjes të marrë vendim që ndeshja të rinis me vetëm lojtarët rumunë në fushë dhe të përfundojë pa epilog.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark