×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kreu i VV’së propozon mbajtjen e një proteste për pakënaqësitë ndaj Kurtit

    Insajderi
    01 August 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka thënë se protestat po keqkuptohen si shkak i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që sipas tij protestat mbahen edhe për pakënaqësi ndaj Qeverisë dhe jo vetëm për rrëzimin e saj.

    Ymeri ka sugjeruar mbajtjen e një proteste për pakënaqësitë ndaj Qeverisë Kurti.

    “Qeveria besoj se i ka bërë një dëm të madh ekonomisë së Kosovës, dhe roli primar i opozitës me e dëshmu përmes diskursit publik, cilat janë dëmet ekonomike që i ka shkaktuar Kurti dhe sjellja e tij, të mos flasim për dialogun por vetëm ekonominë, dhe pse e kemi sot gjendjen më të rënduar. Unë pres nga partitë politike të ndryshojnë qasjen…Partitë opozitare e grupet shoqërore duhet me ndryshu këtë qasjen karshi protestës, shkak i Lëvizjes Vetëvendosje. Ka një keqkuptim për protestat që bëhen vetëm me rrëzu qeverinë, që nuk është e vërtetë t’i bën protesta për me manifestu një pakënaqësi. Kjo mënyrë qysh pushteti po i cenon mediat, është cenim flagrantë i demokracisë dhe fjalës së lirë”, ka thënë Ymeri në RTV Dukagjini.

    “Kjo qasje zmbrapset vetëm nëse sheh rrezik elektoral dhe rreziku elektorale unë mendoj se më së miri manifestohet me një protestë të madhe në sheshet e Prishtinës. Unë s’mund të bëj thirrje, por unë mendoj që duhet të ketë, nëse dikush bën thirrje për këtë punë unë jam i pari që do të dalë, prapë po them jo me rrëzu qeverinë, por zgjedhjet te jenë më 26 janar si janë caktuar apo si do të caktohet shpresoj nga presidentja. Por me tregu që kjo shoqëri nuk i pranon dhe nuk i lejon këto, sepse kjo është mënyra qysh ne e shpërfaqim pakënaqësinë”, ka thënë tutje ai.

    Po ashtu, Ymeri ka theksuar se opozita nuk duhet me qenë e relaksuar, dhe pret që mos me qenë e tillë nga shtatori e tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark