
I vetmi deputet i konservatorëve pro daljes së Britanisë nga BE-ja, tha gjithashtu se qoftë udhëheqësi nazist, ashtu edhe Napoleoni Bonaparti dështuan ta unifikojnë kontinentin e vjetër, ndërsa Bashkimi Evropian është thjesht një “përpjekje për ta arritur diçka të tillë, por me metoda të ndryshme”.
Sipas Boris Johnsonit, i cili ka folur për “Sunday Telegraph”, historia europiane ka parë shpeshherë përsëritjen e përpjekjeve për të rizbuluar “epokën e artë të paqes dhe prosperitetit nën sundimin roman”, njofton Klan Kosova.
“Napoleoni, Hitleri dhe shumë njerëz të tjerë janë përpjekur për këtë, por është parë se diçka e tillë përfundon tragjikisht. BE-ja është thjesht një përpjekje për ta bërë këtë realitet, por me mënyra të ndryshme”, tha ai.
Më tej, Jonhson tha se BE nuk ka baza të forta për ideologjinë e saj.
“Por në thelb, ajo që mungon është edhe problemi i përjetshëm: ende nuk ka besnikëri me baza të forta për idenë e Evropës. Nuk ekziston ndonjë autoritet i vetëm, që të gjithë të tjerët të kenë respekt për të dhe ta mirëkuptojnë. Ndaj dhe ekziston ky boshllëk masiv demokratik”. /Insajderi.com