×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish kryeinspektori i AKI’së: Rilind Gërvalla e ka dëmtuar AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare

    Insajderi
    03 November 2024 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas deklaratës të fundit të drejtorit të përgjithshëm të RTK’së, Rilind Gërvallës.

    Gërvalla përmes një postimi në Facebook ka thënë se në mbledhjen e Bordit të RTK-së e ka përmendur Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, megjithatë thotë se e kishte bërë “rrëshqimthi”, teksa shtoi se AKI’ja s’pati ndikim tek publikimi i lajmit të Slobodna Bosnas.

    Unë jam i vetëdijshëm se sa është shtrembëruar një deklaratë imja “off the record”, në një mbledhje të mbyllur para Bordit te RTK, ku kam përmendur rrëshqimthi përkitjet institucionale me AKI-në. Por, AKI nuk ka pas ndikim që ta publikojmë këtë lajm të përkthyer dhe cituar nga SB”, ka thënë Gërvalla.

    Sipas Ramadanit, Rilind Gërvalla e ka dëmtuar AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare.

    Më tutje ai ka ngre dyshime që atë po e drejton dikush.

    “Në fakt, duke rikthyer temën sërish (tash përmes një forme edhe më bizare), Drejtori i Televizionit në RTK po e ri-dëmton AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare. Pse more, pse? Çfarë qëllime ka? Kush po e orienton kështu?”, është shprehur Ramadani.

    Ndërsa Gërvalla përmes postimit ka dhënë edhe leksione mbi demokracinë, se si çdo gazetar duhet ta mbrojë AKI’në.

    Prandaj ftoj te gjithe ata që ia duan të mirën vendit tonë që të mos ingranohen në makineri të ferrit. Është detyrë morale e çdo gazetari dhe, në vazhdim, e çdo qytetari që të ketë mirëbesim dhe të mbështesë institucionet profesionale të shtetit demokratik, AKI-në me doemos, por edhe Policinë e Kosovës, RTK-në, etj“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark