Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi

    Insajderi
    01 September 2025 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri populist çek, Andrej Babis, u shtrua në spital të hënën pasi u sulmua nga një burrë me një bastun gjatë një tubimi para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në tetor.

    Sulmi ndodhi në qytetin Dobra, në lindje të Republikës Çeke. Policia tha se menjëherë arrestoi sulmuesin dhe po e heton këtë ngjarje si huliganizëm.

    Babis u dërgua në një spital në qytetin afër, Fridek-Mistek, për kontroll mjekësor, bëri të ditur lëvizja e tij qendrore ANO.

    Ende nuk është e qartë nëse ai është lënduar.

    Kryeministri çek, Petr Fiala, dhe ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, e dënuan sulmin, duke e quajtur atë të papranueshëm.

    Lëvizja ANO aktualisht në opozitë, por ka gjasa të mira të fitojë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 3 dhe 4 tetor, sipas sondazheve.

    Babis, që u zgjodh kryeministër më 2017, humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

    Ai gjithashtu garoi për postin, kryesisht ceremonial, të presidentit në janar 2023, por humbi ndaj Petr Pavelit, një gjeneral në pension./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark