Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu ka njoftuar se është takuar për një drekë më ish-kryeministrin kanadez Jean Chretien, 90-vjeçar.
Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar disa fotografi të Chretien duke luajtur basketboll me refugjatët kosovarë më 1999.
“Më 1999, saktësisht 25 vite pas takimit dhe pritjes se ngrohtë nga ana e Kryeministrit Kanadez të asaj kohe Jean Chretien për diasporën e Kosovës në Kanada, i përgjigjem ftesës së Erin O’Toole- ish Deputet Federal dhe mik i madh i Kosovës, për një drekë me ish Kryeministrit Chretien, Gjeneralit të komandës Ajrore në kuadër të ndërhyrjes ajrore të NATO-s kundër caqeve Serbe – Billie Flynn, Gjeneral Majorit të këmbësorisë së trupave Kanadeze në Kosovës- Mike Ëard, dhe Dani Brajshori nga diaspora e Kosovës në Kanada, për të përkujtuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, integrimin dhe socializmin e diasporës tonë në Kanada si dhe të sukseseve të Republikës së Kosovës e raprteve të shkëlqyera bilateral”.
Tutje, Kryeziu njoftoi se si dhuratë nga ish-kryeministri kanadez ka pranuar një top basketbolli me një mbishkrim ‘Bravo Kosova’.
“Me këtë rast dhe në mënyrë simbolike pranoj topin me mesazhin e Kryeministrit, i cili simbolizon dhe përkujton ndeshjen e përbashkët të basketbollit të realizuar 25 vite më parë mes Kryeministrit Chretien me refugjatë të sapo ardhur të Kosovës në “Kampin e Refugjatëve Borden”Kanada.
Emocione të përziera mbi të kaluarën, integrimin e suksesëshëm të diasporës tonë në Kanada dhe zhvillimin e Kosovës dhe popullit të saj ndër vitesh”.