Ish-kryeministri i Rumanisë e humb doktoraturën - bëri plagjiat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ish-kryeministri i Rumanisë e humb doktoraturën – bëri plagjiat

    Insajderi
    01 July 2016 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Edukimit e Rumanisë duhet t’ia heqë titullin “Doktor i Juridikut” ish kryeministrit Victor Ponta, për shkak të plagjiaturës, kështu ka rekomanduar komisioni lokal i cili vlerëson titujt akademik.

    Ky vendim vjen katër vite pasi Ponta u akuzua për herë të parë se kishte bërë plagjiaturë në gjysmën e temës së doktoraturës, shkruan Romania-insaider.

    Komisioni teknik brenda Këshillit Kombëtar për Vërtetimin e Titujve Universitar, Diplomave dhe Certifikatave, ka vendosur se Victor Ponta ka bërë plagjiaturë në shumicën e punës në temën e tij të doktoraturës në të drejtën ndërkombëtare, në bazë të cilës ai e fitoi titullin “Doktor i Juridikut” nga Universiteti i Bukureshtit në vitin 2003.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark