Ish-kryeministri slloven reagon për arrestimin e Krasniqit, e ndërlidh me aferën Berishaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-kryeministri slloven reagon për arrestimin e Krasniqit, e ndërlidh me aferën Berishaj

    Insajderi
    19 April 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, i është bashkangjitur reagimeve të shumta për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    Krasniqi u arrestua të mërkurën nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

    E ish-shefi i qeverisë sllovene prangosjen e Krasniqit e ndërlidhi edhe me hetimet në rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Diplomati kosovar po dyshohet po ashtu për shpëlarje parash e që është implikuar në një skandal të madh energjetik në Ballkan

    “E fundit: Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj – GENI – presidentit Golob”, shkroi Jansha në rrjetin e tij social “Twitter”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark