Ish-kryeministrja e Finlandës bën thirrje për vetëm katër ditë punë në javë: Më shumë kohë me familjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ish-kryeministrja e Finlandës bën thirrje për vetëm katër ditë punë në javë: Më shumë kohë me familjen

    Insajderi
    09 October 2025 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka bërë thirrje për një orar pune më fleksibël, të përbërë nga një javë me katër ditë pune nga gjashtë orë punë në ditë.

    Marin ka thënë se një orar pune fleksibël do t’u jepte punonjësve më shumë kohë për të kaluar me familjet e tyre.

    Aktualisht në Finlandë, një javë normale përbëhet nga pesë ditë në javë me nga tetë orë në ditë.

    Bëhet e ditur se Marin udhëheq një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera, të gjitha të kryesuara nga lidere gra.

    Ndryshe, përpara se të bëhej kryeministre, ajo mbante një pozicion si Ministre e Transportit për Finlandën.

    Si Ministre e Transportit, Marin ishte zëshëm në favor të javëve më të shkurtra të punës si një përfitim për raportin dhe produktivitetin e punonjësve.

    “Unë besoj se njerëzit meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, të dashurit, hobet dhe aspekte të tjera të jetës, të tilla si kultura. Ky mund të jetë hapi tjetër për ne në jetën e punës”, ka komentuar kryeministrja propozimin e ri. /Telegrafi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark