Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë publike listën e kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim në procesin për rekrutimin e 24 prokurorëve të rinj të shtetit.
Në këtë listë dallohen disa emra që e kanë kaluar këtë fazë, si emri i Nita Lumezit, e cila është vajza e ish-kryeprokurorit, Aleksandër Lumezit, shkruan Insajderi.
Nita Lumezi, figuron e 24-ta në listën e publikuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Po ashtu në listë është edhe Vilson Maloku, djali i ish- kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokut.
Maloku figuron në listën si i 67-ti.
Në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.