Ish-kryeshefi i Postës së Kosovës tregon arsyen e dështimit: Bordi i Kurtit ia ka shkatërruar motivin stafit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-kryeshefi i Postës së Kosovës tregon arsyen e dështimit: Bordi i Kurtit ia ka shkatërruar motivin stafit

    Insajderi
    07 June 2022 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse pandemia është gati të zhduket plotësisht, disa institucione në Kosovë akoma po vuajnë nga aspekti financiar, ndër to edhe Posta e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Pavarësisht premtimeve të prijësve të shtetit, përkatësisht Qeverisë Kurti se me ta në krye do të ketë rimëkëmbje ekonomike, kjo po del të jetë e pasaktë.

    Gazeta Insajderi gjatë ditës së sotme ka publikuar ekskluzivisht një njoftim që menaxhmenti i Postës së Kosovës iu kishte dërguar stafit.

    Në atë njoftim kërkohej mirëkuptim nga stafi pasi gjysmën e pagave ata nuk e kanë të deponuar në xhirollogaritë e tyre. E arsyeja pse ka ndodhur kjo nuk është sqaruar në atë mesazh, por, është treguar se si do të sigurohen ato para.

    Në lidhje me këtë çështje, për Insajderin është shprehur edhe ish-kryeshefi i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, i njëjti tha se kjo gjendje është për keqardhje pasi po operohet në kushte normale pa masat anti-Covid prej afro 1 viti.

    Smakiqi tha se gjatë kohës kur ai menaxhonte së bashku me të njëjtit drejtorë e menaxher, arritën të shlyejnë borxhin prej 1.6 milionë euro.

    “Sa isha kam menaxhuar unë fundvitin 2020 dhe gjysmën e vitit 2021 së bashku po me ata Drejtor menaxher, sportelsit e postier kishim arritur të shlyenim mbi 1.6 milion euro borxhe te trashëguara ndaj ATK-së, kishim ngritur te hyrat vetanake nga shërbimet multiaplikative si postare, posten online vendore e ndërkombëtare, shërbimet financiare dhe jo bankare”, tha Smakiqi për Insajderin.

    Ai shtoi se gjatë asaj periudhe kishte sulme politike e kërcënime nga Albin Kurti, por, megjithatë ia dolën mbanë.

    Ish-kryeshefi i Postës së Kosovës, tha për Insajderin se pikërisht me stafin që punuan, u motivuan dhe rritën kualitetin e shërbimeve, por, prej kohës kur u shkarkua nga Kurti, u shkatërrua edhe motivi i stafit.

    “Por, prej më shumë se një viti kur unë u shkarkova me një rresht të vendimit të Bordit te Përkohshëm që e emëroi natën Albin Kurti, ata shkatërruan motivin e stafit, që një vjet merren me shkarkime e ngarkime. Pra, krejt Bordi dhe Menaxhmenti U.d Kryshefja ZKFTH, Sekretari janë te zënë si t’i largojnë nga puna stafin që nuk janë me LVV”, pohoi ai për Insajderin.

    E përfshirë këtu, sipas Smakiqit është edhe gruaja e Ilaz Kodrës që sipas tij mund të iu mbaj trajnim për punë të tjerëve.

    Ndryshe, Smakiqi u shkarkua nga detyra më 3 qershor të vitit që lam pas nga vendimi që u mor prej Bordit të Postës së Kosovës./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark