Ish kryetari i KDTP turke, Levent Buș del në përkrahje të Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ish kryetari i KDTP turke, Levent Buș del në përkrahje të Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit

    Insajderi
    19 September 2025 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Levent Bushit në jetën qytetare dhe politike të Prizrenit, duke e cilësuar atë si një personalitet të angazhuar në shërbim të komunitetit.

    “Levent Bush është qytetar dhe aktivist shembull i Prizrenit, i cili gjithmonë e ka vendosur interesin e qytetit mbi çdo interes personal apo partiak. Mbështetja e tij, në cilësinë e njërit nga udhëheqësit kryesor për shumë vite të partisë turke KDTP, është inkurajim për mua dhe ekipin tim që të vazhdojmë me punët e mira për qytetarët” – tha Kryetari Totaj.

    Nga ana e tij, Levent Bush shprehu falënderimin për Kryetarin Totaj, duke theksuar përkushtimin e tij për zhvillimin e Prizrenit:

    “Kam parë nga afër punën dhe përkushtimin e Kryetarit Totaj në çdo fushë të jetës së qytetit tonë. Prandaj, mbështetja ime është e sinqertë dhe vjen nga bindja se Prizreni meriton të udhëhiqet me vizion dhe përgjegjësi. Jam i bindur se bashkë do të arrijmë shumë suksese për të gjithë qytetarët tanë” – u shpreh Bush.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark