Ish-kryetari i kuvendit në Maqedoni: Zgjedhja e Xhaferit e paligjshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetari i kuvendit në Maqedoni: Zgjedhja e Xhaferit e paligjshme

    Insajderi
    29 April 2017 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, i cili kryeson me seancën konstitutive të Kuvendit, tha se nuk e njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

    Në një intervistë për televizionin Sitel, i afërt me partinë VMRO DPMNE të Nikolla Gruevskit, Veljanovski tha se zgjedhja e Xhaferit është bërë në kundërshtim me rregulloren mbi punën e Kuvendit dhe procedurat tjera ligjore.

    “Zgjedhje e tij është bërë në mënyrë kontrabanduese, duke mos respektuar rregullat kuvendore. Nuk dihet as pjesëmarrja e deputetëve në votim. Procedura u zhvillua pas mbylljes së seancës. Nuk kishte as transmetim televiziv në kanalin kuvendor. Vendimi nuk mund të kalojë as në gazetë zyrtare që është kusht për zyrtarizimin e tij. Kështu që gjithçka që ka ndodhur është jolegjtime”, ka deklaruar Veljanovski duke përjashtuar çdo mundësi që t’ia dorëzojë kabinetin kryetarit të ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark