Real Madridi do të bëjë një udhëtim të shkurtë për në Civitas Metropolitano të dielën, teksa do të përgatiten që të luajnë ndaj Atletico Madridit në derbin e parë lokal për sezonin 2024/2025.
Nikoqirët morën një fitore dhe një barazim në dy përballjet e tyre mes vete në La Liga sezonin e kaluar kështu që ‘Los Blancos’ do të synojnë hakmarrjen pasi po ashtu janë mposhtur edhe në Copa Del Rey.
Guti i cili konsiderohet një ikonë e Real Madridit, ka dhënë mendimin e tij për derbin e këtij vikendi.
Sipas Mundo Deportivo, Guti pret që ish-ekipi i tij të shkojë atje me një synim të qartë – hakmarrjen për humbjen sezonin e kaluar.
“Derbit e Madridit janë unik. Ndjenja e cila frymon në kryeqytet, përplasjet e lojtarëve, dëshira për të luajtur mirë në stadiumin e rivalit”.