Ish-luftëtarët e UÇK-së rrëfejnë si ranë në pritë në Pashtrik duke bartur armatim e municion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-luftëtarët e UÇK-së rrëfejnë si ranë në pritë në Pashtrik duke bartur armatim e municion

    Insajderi
    26 December 2024 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sakrifica në luftën për lirinë e Kosovës nuk ka qenë vetëm beteja ballë për ballë me armikun.

    Për të ardhur deri në këtë situatë, janë dashur edhe sfida tjera, të mëdha.

    Luftimi i Serbisë ka kërkuar, mes tjerash, edhe armë e municion, të cilat, ushtarët e UÇK-së nuk i kanë marrë dhuratë nga shteti i munguar i Kosovës.

    “I kemi shkakru se bora shumë e madhe e nuk mujshin kafshët me kalu. Atë municion prej kuajve, magarve e kemi ngarku në shpinat tona dhe jemi ftillu teposhtë Kosove”, thotë Rifat Mujota, pjesëmarrës në Betejën e Pashtrikut.

    Pajisja me to, ka qenë kryesakrificë e çlirimtarëve.

    Ata kanë bërë rrugë të gjatë, të mundimshme, e mbi të gjithë të rrezikshme, për në Shqipëri, që të sjellin armatimet dhe municionet në Kosovë. Ky mision, sigurisht që nuk është bërë i mundur duke shkuar e kthyer nëpër udhë të rrafshëta.

    “Peshën atë ditë e kam pasë, 2 pancirë, 2 automatë, snajper që ma ka dhënë Xheladin Gashi – Plaku, edhe 45-50 kg armatim, municion që e kemi bartë”, tregon Vesel Aruqaj për MAT në Klan Kosova.

    Mujotës e Aruqajt i janë dashur të bëjnë 26 kilometra rrugëtim, nëpër male e thepa, dhjetorin e vitit 1998, për këtë punë.

    Bashkë me ta, për armë e municion, në Shqipëri kishin udhëtuar edhe 141 ushtarë tjerë, të cilëve u printe Mujë Krasniqi.

    “Ka qenë mund të them lirisht armatimi më i madh që ka dashtë të hyjë në atë kohë dhe më moderni që na ka rënë në dorë për ta sjellë në Kosovë”, vazhdon rrëfimin për të njëjtën ngjarje, veterani i luftës, Xhevdet Qeriqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark