Ish-luftëtari Fehmi Beqiri, në emisionin Frontal të T7, ka thënë se Adem Jashari asnjëherë nuk është arrestuar nga autoritetet shqiptare.
Beqiri tha se ky është një spekulim i rëndë sepse baca Adem asnjëherë nuk e ka lejuar vetën të arrestohet.
“Ai është spekulim i rëndë, baçi Adem nuk e ka lejuar vetën të arrestohet”, ka thënë Beqiri.
Tutje, bashkëluftëtari i Adem Jasharit tha se ky i fundit asnjëherë nuk ka hyrë atje ku nuk e ka vendin.
“Nuk ka hyrë aty ku nuk e ka pasur vendin ai burrë”, shtoi Beqiri.