Shkon në dy numri i ish-futbollistëve që bëhen pjesë e “reality show”, BIG Brother Albania VIP 3.
Pas ish-futbollistit të Partizanit, Gabriele Mezini, pjesë e shtëpisë së famshme bëhet edhe Klodian Duro, ish-futbollist i Kombëtares Shqiptare (ka luajtur në Shqipëri me Elbasanin, Vllazninë, Partizanin dhe Tiranën, pa harruar përvojat jashtë me Samsunsporin, Galatasaray-n, Malatyasporin, Riezesporin, Arminian e Bielefeldit, Omonian, Apollon Limasolin e LASK Linzin).
“Jam futur në shtëpinë e BBV3 me qëllim që vajza ime, Deana, të jetë fansja ime më e zjarrtë, si dhe ajo të jetë krenare për babanë e saj”, tha Duro.
Dura, pas karrierës si futbollist nisi atë të trajnerit, por për momentin ishte pa skuadër:
“Ofertën më të fortë ma ka bërë ekipi i Top Channel”, deklaroi ish-mesfushori, që synon t’i japë një tjetër impuls famës së tij.