Arsim Musa, ish-minator në Minierën e Trepçës, ka njoftuar se përpara dy dite janë lënduar edhe dy minatorë të tjerë të kësaj miniere.
Musa këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa i ka bërë thirrje publike krerëve shtetërorë dhe institucioneve relevante që të publikohet raporti i KPMM-së për lëndimin e minatorëve, shkruan Gazeta Insajderi.
“Bëj thirrje publike të gjithë Mediave në Kosovë,
Kryeministri i Kosovës , -Albin Kurti,
Kryetari i Kuvendit -Glauk Konjufca,
Ministria Ekonomisë -Artane Rizvanolli,
Kryesipektori Punës -Hekuran Nikçi,
Bordi Mbikëqyrës Trepça – Rrezarta Pllana,
Komisioni Për Miniera dhe Minierale, KPMM,
Deputetët e Kuvendit të Kosovës,
Opozitës Thirrje seancës jashtëzakonshme,
As një Minator nuk duhet të hyjë në minierë pa dal raporti i KPMM dhe Ispektoriati Punës se si ka ardhur deri të lëndimi I Minatorëve”, ka thënë ai.
“Para dy dite jan lënduar edhe dy Minator të tjerë as kush nuk është marrë më këtë qeshtjje, . Gjithëmonë me Minatorë ME FAT”, përfundon postimi i tij.
13 minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça të mërkurën kanë pësuar lëndime gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës. /Insjaderi.org/