Ish-ministrat e Kulturës rikthehen në gjykim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministrat e Kulturës rikthehen në gjykim

    Insajderi
    15 June 2016 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit ka vendosur të mërkurën që të anulojë aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-ministrave të Kulturës, Valton Beqiri e Astrit Haraqija dhe aktorit Armond Morina, “dhe lënda t’i kthehet Gjykatës Themelore në Prishtinë në rigjykim.”

    Gjykata Themelore kishte dënuar me 10 muaj burgim me kush ish-ministrat Haraqija e Beqiri në dhjetor të vitit 2015, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare ndërsa Armond Morina ishte dënuar me 6 muaj burgim efektiv për veprën penale mashtrim në detyrë.

    Në një njoftim për media të dërguar nga Gjykata e Apelit thuhet se aktgjykimi i shkallës se parë përmban shkelje esenciale te dispozitave të procedurës penale dhe nuk është hartuar në përputhje me ligjin.

    “Kjo për faktin se gjykata themelore nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me faktet vendimtare për veprat penale keqpërdorim i pozitës dhen autoritetit zyrtar për të akuzuarit A. H. dhe V. B., si dhe për veprat penale mashtrim në detyrë, për pjesën gjykuese ku i akuzuari A. M. është shpallur fajtor, dhe i akuzuari N. F. është lirua nga akuza. Lidhur me to nuk përshkruhen veprimet inkriminuese të të pandehurve si dhe qëllimi i tyre për te kryer vepër penale”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark