Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani ka folur për zhvillimet politike dhe për ish-krerët e UÇK’së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Ai ka thënë se gëzon respektin më të madh për krerët e UÇK-së, pasi sipas tij, ata janë liria e Kosovës.
“Sot ka ardhur koha që këta pushtetarë ua ndalin edhe financat. Mendoj se procesi i Hagës është proces i shtetit të Kosovës. Atje po gjykohen krerët e UÇK-së, e ne themi nuk po gjykohet UÇK-ja. Atje janë komplet krerët e UÇK-së dhe është vërtet për të ardhur keq. Nuk mbështeten njerëzit që ta kanë sjell lirinë. Sot e gëzon edhe pozitën e kryeministrit falë atyre djemve që sot gjenden në Hagë”, ka thënë ish ministri Hasani në ‘Zona 0’ në Top Channel.