Ish-ministri i Mjedisit arrestohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Mjedisit arrestohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    Insajderi
    14 December 2021 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është vënë në pranga këtë të martë pas urdhrit të lëshuar nga SPAK-u.

    Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Koka ka qenë deputet i LSI-së, por u shkëput nga kjo parti kur dorëzoi mandatet dhe iu bashkua Partisë Socialiste.

    Ish-ministri akuzohet nga opozita si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, shkruan A2 CNN.

    Në kallëzimin e LSI-së për inceneratorin e Fierit thuhet se Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako dhe kryetari i bashkisë Fier Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të “Shkeljes së barazisë në tenderë” dhe “Shpërdorimin e Detyrës”.

    Sipas LSI-së në këtë tender ka pasur kufizim të konkurrencës, ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori, si dhe tre ditë pas firmosjes së kontratës ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit.

    Më 1 shtator, nëntë ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Koka njoftoi dorëzimin e mandatit të fituar në radhët e Partisë Socialiste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark