Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka kritikuar Qeverinë Kurti duke e përmendur tarifën e re të vendosur nga KEDS-I prej 17.7 euro për rikyçje në energji elektrike, shkruan Insajderi.
Shatri është shprehur se Kurti ka hyrë në kumari me oligarkët e KEDS-sit.
“Këta që bëjnë distribuimin e rrymës janë ndërmarrje private, meqenëse e kanë marrë këtë punë në privatizim, shteti ish dashtë me i ndalë dhe mos t’i lejoj të bëjnë veprime që janë në kundërshtim me marrëveshjen bazike. Siç duket qeveria ka hyrë në njëfarë “kumarie” me këta oligarkët, njëherë janë prishë por teknika është kështu për me mujt me hy në bashkëpunim me ta duhet njëherë me i kritiku, pastaj vijnë të bisedojnë dhe bëhen bashkë”, deklaroi ish ministri në FO.