Visar Ymeri, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk u ngrit në këmbë në momentin që në Konventën e IV-të të Aleancës Kosova e Re u intonua himni i shtetit të Kosovës.
I ulur në rreshtin e parë, ai ishte i vetmi që nuk u ngrit në këmbë kur të tjerët e nderuan himnin ashtu siç e do zakoni.
Një veprim si ky, po cilësohet “fëmijëror” nga ish-ministri i Ministrisë së Ambientit, Dardan Gashi, i cili dikur kishte qenë pjesë e kësaj partie.
“Veprimi i Visar Ymerit ishte fëmijëror, ata marrin rroga prej Kosovës. Paramendojeni Ymeri nesër të jetë kryeminsitër, e të mos ngritet në këmbë për himnin”, ka deklaruar Gashi gjatë një interviste për Klan Kosovën.
Ndër të tjerash ka thënë se në të ardhmen, AKR-ja mund të ketë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe AAK-në, për shkak se sipas tij këto parti kanë tentativa që të kenë koalicione të gjera. /Insajderi.com