Ish-nënkryetari i Gjilanit publikisht denoncon hetuesin 'kapadai'- akuzon kryeprokurorin që po e mbron - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-nënkryetari i Gjilanit publikisht denoncon hetuesin ‘kapadai’- akuzon kryeprokurorin që po e mbron

    Insajderi
    09 June 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bozhidar Periq, ish-nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka adresuar një shqetësim lidhur me një hetues të nacionaliteti serb me emrin Negovan Artinoviq. Sipas Periq, personi në uniformë zyrtare i ka ikur drejtësisë. Ai pretendon se është shpëtuar nga persona të lartë në drejtësinë në Gjilan për një vrasje në tentativë.

    Periq ka dërguar një email në redaksinë e Gazetës Insajderi, ku adreson shqetësimet e tij lidhur me Artinoviq. Periq ngrit shqetësime edhe për kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, për të cilin thotë se nuk po vepron në drejtim të kapjes së Artinoviq.

    “Shpreh pakënaqësi të thellë për disa punë specifike të Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe kryeprokurorit z. Arben Kadriu, i cili ose nuk është në lartësinë e detyrës ose ka disa arsye të tjera pse nuk po vepron ashtu siç duhet. E keni rastin e një personi me dy aktakuza që po zgjat me muaj, për të cilën kryeprokurorit nuk i intereson, edhe pse këto janë krime që ndiqen nga detyra zyrtare, efikasiteti dhe e drejta për veprim në kohë të arsyeshme të Prokurorisë Themelore. I njëjti person nuk ka asnjë përgjegjësi penale, sepse Prokuroria Themelore nuk bën punën e saj dhe hetuesi përsëri kryen vepër penale dhe e pranon atë dhe policia nuk reagon (Policia e Shtetit në Partesh), nuk reagon as Prokuroria Themelore në Gjilan dhe as prokurori. Ndonëse ai person duhet të arrestohet menjëherë, kështu i jepet mundësia që të vazhdoj të kryej vepra penale sepse e sheh se nuk ka dënim për të. Nuk mund të jetë kështu! Prokuroria Themelore e Gjilanit  nuk është pronë private. Drejtësi e vonuar e z. Kadri dhe JO drejtësi!”, thuhet në emailin e tij.

    Ai ka pretenduar se hetuesi në fjalë, i komunitetit serb, i ka “shpëtuar” një aktakuze për vrasje në tentativë.

    “Kemi pasur një rast që në muajin shkurt, në mos gaboj, sivjet kur i njëjti Negovan Artinoviqi në rrugën Kufcë-Stanishor ka aksidentuar në gjendje të dehur, pa ndjenja, të tjerët me lëndime, me të cilat ka kryer një seri veprash penale, por ai është arrestuar nga shefi ose shefi i njësisë hetimore në Gjilan, që e kanë mbrojtur tashmë. Hetuesi Artinoviq, në vend që të ishte përgjegjës për vrasje në tentativë në gjendje të dehur, të ndiqej penalisht dhe të pushohej puna, ai u shpërblye, si të thuash, nga shefi shqiptar, d.m.th shefi i tij”.

    Letra e plotë:

    Si politikan dhe përfaqësues i një pjese të komunitetit serb, dua të theksoj problemet që unë personalisht dhe të tjerët hasim në kontakt me organet e drejtësisë kosovare, para së gjithash.

    Shpreh pakënaqësi të thellë për disa punë specifike të Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe kryeprokurorit z. Arben Kadriu, i cili ose nuk është në lartësinë e detyrës ose ka disa arsye të tjera pse nuk po vepron ashtu siç duhet. E keni rastin e një personi me dy aktakuza që po zgjat me muaj, për të cilën kryeprokurorit nuk i intereson, edhe pse këto janë krime që ndiqen nga detyra zyrtare, efikasiteti dhe e drejta për veprim në kohë të arsyeshme të Prokurorisë Themelore. I njëjti person nuk ka asnjë përgjegjësi penale, sepse Prokuroria Themelore nuk bën punën e saj dhe hetuesi përsëri kryen vepër penale dhe e pranon atë dhe policia nuk reagon (Policia e Shtetit në Partesh), nuk reagon as Prokuroria Themelore në Gjilan dhe as prokurori. Ndonëse ai person duhet të arrestohet menjëherë, kështu i jepet mundësia që të vazhdoj të kryej vepra penale sepse e sheh se nuk ka dënim për të. Nuk mund të jetë kështu! Prokuroria Themelore e Gjilanit  nuk është pronë private. Drejtësi e vonuar e z. Kadri dhe JO drejtësi!

    Po ashtu shpreh pakënaqësi për punën e NJËSISË HETIMORE për rajonin e Gjilanit sepse ka hetues të personave që kanë evidencë të keqe, njerëz që nuk duhet të punojnë në hetime. Kemi shembullin e hetuesit Negovan Artinoviq, i cili merret me disa hetime, ekskluzivisht me serbët, edhe pse serbët nuk duan që ai të udhëheqë hetimet sepse pas tij fshihen një sërë veprash kriminale; ai është i prirur edhe për nepotizëm. Kemi pasur një rast që në muajin shkurt, në mos gaboj, sivjet kur i njëjti Negovan Artinoviqi në rrugën Kufcë-Stanishor ka aksidentuar në gjendje të dehur, pa ndjenja, të tjerët me lëndime, me të cilat ka kryer një seri veprash penale, por ai është arrestuar nga shefi ose shefi i njësisë hetimore në Gjilan, që e kanë mbrojtur tashmë. Hetuesi Artinoviq, në vend që të ishte përgjegjës për vrasje në tentativë në gjendje të dehur, të ndiqej penalisht dhe të pushohej puna, ai u shpërblye, si të thuash, nga shefi shqiptar, d.m.th shefi i tij. Është një sistem i çrregullt dhe të gjithë punojnë sipas parimit të sistemit. Pyes kush e mbrojti Negovan Artinoviqin nga përgjegjësia penale? Artinoviq është i padenjë për të kryer detyrat e tij në hetim për shkak edhe të shumë aferave të tjera. Por ai mbrohet nga eprorët e tij.

    I zhgënjyer për mosveprimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për të cilat përgjegjësinë e ka prokurori kryesor z.Kadriu, sepse nuk po bëhet puna si duhet. Të njëjtat kritika dhe pakënaqësi i kam për punën e njësisë hetimore të rajonit të Gjilanit.

    Ne kemi dukuri negative edhe në vetëqeverisjen lokale dhe kryetari i komunës duhet t’i vendosë gjërat në rregull që të gjithë të kenë të njëjtat të drejta.

    Eshte ironike kur kujtoj qe kryeministri thoshte në fusahtë se POPULLIT I DUHET DREJTESI! DREJTËSI NUK ka! Ftoj gjithashtu kryeministrin z. Kurti që të merret me punën e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Njësisë Rajonale të Hetimeve të Policisë. Njerëz me njolla dhe të kaluar të errët, sa më larg nga policia dhe prokuroria. DREJTËSIA duhet të jetë e njëjtë për të gjithë!

    Unë jam gati dhe pres bisedim për këtë temë me të gjithë autoritetet, sepse padyshim sistemi nuk funksionon. Mediat, si dhe kabineti në Prishtinë dhe të gjithë të interesuarit do të informohen për shqetësimet dhe problemet e mëtutjeshme. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark