Ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj e ka akuzuar Nazlie Balën, e cila njëkohësisht është këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dëshmitare të mbrojtur të Prokurorisë së Specializuar në Hagë.
Goxhaj në shkrimin autorial “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale”, i cili është publikuar në KosovaPress, Goxhaj ka shkruar se Balaj është e afërme e njërit prej viktimave për të cilin është dënuar nga Gjykata Speciale ish-eprori i UÇK-s, Salih Mustafa.
“Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj”, pretendon ish-oficeri i UÇK-së, në shkrimin e publikuar në KosovaPress,.
Madje, Goxhaj përveç Nazlie Balës, ka përmend edhe disa emra tjerë.
“Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar”, ka shkruar tutje Gaxhaj.