Ish-opinionistja ‘shpërthen’ ndaj BBV3: Sjellja të përsëritura dhe të toleruara nga Vëllai i Madh – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-opinionistja ‘shpërthen’ ndaj BBV3: Sjellja të përsëritura dhe të toleruara nga Vëllai i Madh

    Insajderi
    02 February 2024 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-opinionistja e “BBVA1”, Balina Bodinaku, duket se e ndjek sezonin e tretë të këtij reality show dhe i ka bërë përshtypje sjellja e Roza Latit dhe Ilnisa Agollit.

    Përmes postimeve në Instagram, ajo ka thënë se sjellja e Ilnisës dhe e Rozës janë të përsëritura dhe të toleruara nga Vëllai i Madh.

    “Si sjellja e Ilnisës, ashtu dhe ajo e Rozës, përveçse të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh”, shkruan Balina në postimin e parë.
     “Mendoj se loja nuk do të prishej aspak nga penalizimi, deri dhe në përjashtim, nëse do të jetë e nevojshme, e kujdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta, do ta çonte “Big Brother” në nivel krejt tjetër”, duke shtuar edhe hashtag-un #stopgjuhëssëurrejtjes.

    Kujtojmë se Balina Bodinaku ka qenë opinioniste e “Big Brother VIP Albania 1”, krah Arbër Hajdarit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark