Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith në një intervistë për Euronews Albania tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri.
Ish-Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian tha tutje për Euronews Albania se tërheqja e përkohshme e policisë së Kosovës nga veriu do të ndihmonte në shtensionimin e situatës.
“Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për veriun. Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensionit dhe do të shihet si vullnet i veprimit të mirë nga ana e Kosovë. Por gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që Kurti të dalë përpara me një veprim të vetin politik”, shtoi Pieter Feth.
Feith u shpreh se nëse Amerika nuk e mbështet Kosovën do jetë një rrugë “shumë e rrezikshme” për Kosovën.
“Kurti duhet të fitojë besimin e SHBA, Berlinit dhe Parisit. Kosova ka nevojë të njihet në të gjithë botë, jemi në një pikë të ulët të besimit si ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë, po Kosova është më e cenueshme. Dhe si një mik i Kosovës jap këshillën miqësore: punoni të rrugën e dialogut, mos ndiqni rrugën e dhunës”, theksoi ai.