Ish-pjesëtari i UÇK-së, Avni Ajeti, duke folur para protestuesve të mbledhur në Prishtinë, tha se për veteranët e UÇK-së ende po pyeten kriminelët serbë.
“Kushdo do të kishte menduar sot se 25 vjet pas luftës do të dilnim këtu për të kërkuar liri dhe të drejtat tona. Sot, ato nuk po na mohohen nga një regjim i tmerrshëm si i Millosheviqit, por nga qeveria e shtetit, për të cilin kemi dhënë gjithçka që kishim tonën”, tha Ajeti.
“Dita paska ardhë – Sot jemi këtu para Qeverisë së Kosovës së pavarur që e kemi çliruar me gjak e sakrificë, e ne të cilën, për veteranet e UCK hala po pyeten kriminalët serbë, që na rrahine vrasin policët në veri. Kjo nuk na ka zënë në befasi. Sulmet e befasishme të armikut i kemi kthyer në kundërsulme. Prandaj sot jemi këtu, që me fjalën e lirë t’i japim përgjigje këtij trajtimi të padinjiteteshëm që po i prek kufijtë e tradhtisë”, ka shtuar ai.
Tutje, Ajeti tha se nëse Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e dekreton ligjin për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta atëherë ata do të protestojnë me muaj.
“Presidente nëse e dekreton ligjin na ke këtu me javë e muaj në protesta”, tha ai.