Ish-pjesëtari i UÇK-së që vazhdon vuajtjen shkaku i akuzave nga Serbia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-pjesëtari i UÇK-së që vazhdon vuajtjen shkaku i akuzave nga Serbia

    Insajderi
    26 March 2017 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Uniformën e UÇK-së e pati veshur edhe Sinan Morina, gjatë luftës në vitin 1998.

    Për shkak të saj shteti i Serbisë atij i ngriti një varg akuzash për krime lufte kundër serbëve të Operushtës së Rahovecit, njofton Klan Kosova.

    Si pasoj e këtyre akuzave që i mohon Morina, ishte i ndjekur nga Interpoli dhe ndalohej ne secilin kufij që kalonte jashtë Kosovës.

    Për me tepër, për këto krime, që Morina thotë se nuk i kreu, ai edhe qëndroi në burgje për më shumë se 2 vjet.

    Sipas Morinës, krejt këto akuza që i ngarkohen atij, janë të montuara nga Serbia.

    E pavarësisht krejt këtyre telashe, Sinan Morina, nuk është as pjesë e veteranëve të UÇK-së, për çka edhe po ndihet i harruar nga shteti e bashkëluftëtarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark