Ish-polici serb ia akuzuar për sulm terrorit, Dejan Pantiq është liruar sot nga paraburgimi.
Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale ia ka ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpiak. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore ndryshim të masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak, ndaj Dejan Pantiqit. Ne e kemi aprovuar këtë kërkesë”, ka bërë të ditur Gashi.
Për shkak të arrestimit të Pantiqit, serbët kanë barrikaduar veriun e Mitrovicës qe 19 ditë. Po ashtu, është barrikaduar edhe kufiri në Merdare.
Sipas mediave serbe, Pantiq fillimisht do të dërgohet në spital, ku do të monitorohet gjendja e tij e përgjithshme, duke pasur parasysh faktin se ai ka kaluar gati tre javë në bazën e Policisë së Kosovës në Jarinje. /Insajderi