
Intelektualja dhe ish-politikanja e njohur shqiptare, Luljeta Pula, është pagëzuar së fundi në Kishën e Llapushnikut.
Basri Beka, tha se kjo nuk përfaqëson thjesht një akt shpirtëror, por edhe një akt dhe kombëtar.
“Pagëzimi i profesoreshës Luljeta Pula nuk është një ritual i zakonshëm fetar, por një akt i vetëdijshëm, i qëllimshëm dhe i guximshëm për t’i sfiduar përpjekjet e vazhdueshme të imponimit të një kulture të huaj mbi shqiptarët. Ai është një veprim i qartë kundër projektit për ta zhveshur kombin tonë nga rrënjët e veta dhe për ta shndërruar në një identitet tjetër të bazuar mbi islamin politik”.
Sipas Basri Bekës, ky rështrë rikthimi tek rrënjët kulturore, historike.
“Shqiptarët janë jo vetëm në krizë politike, por mbi të gjitha në krizë shpirtërore dhe identitare. Akti i Luljeta Pulës është një thirrje: kthehuni te rrënjët, te identiteti, te palca e shqiptarisë që na bëri të mbijetojmë si komb”, përfundon ai.