Ish-presidenti brazilian dënohet me 9 vite e gjysmë burg – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ish-presidenti brazilian dënohet me 9 vite e gjysmë burg

    Insajderi
    12 July 2017 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva u dënua me nëntë vite e gjysmë burg, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

    Por ai do të lihet i lirë gjatë procesit të apelit. Ish-presidenti akuzohet se ka marrë në formën e një ryshfeti një apartament në bregdet nga kompania ndërtimore “OAS”.

    Lula Da Silva mohon me forcë akuzat dhe këmbëngul se procesi kundër tij është i motivuar politikisht. Rasti është pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsion ku është e përfshirë kompania shtetërore e naftës Petrobras, që ka turbulluar politikën braziliane dhe ka rezultuar me arrestimin e një shumë krerëve të bizneseve e politikanëve të lartë.

    Gjykatësi federal Sergio Moro tha se nuk urdhëroi arrestimin e  menjëhershëm të Silvas sepse dënimi i një ish presidenti përbënte një çështje shumë serioze dhe fillimisht çështja duhet të trajtohej edhe nga një Gjykatë Apeli.

    Luiz Inacio Lula da Silva, i cili ka qenë president mes viteve 2003 dhe 2010, udhëheq sondazhet për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Çështja do të shqyrtohet nga një grup gjyqtarësh dhe nëse ata e mbështesin dënimin, sipas ligjit brazilian Silva nuk do të lejohet të kandidojë për postin e presidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark