Ish-presidenti i Barcelonës: Për mua, Rashford është më i mirë sesa Williams - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ish-presidenti i Barcelonës: Për mua, Rashford është më i mirë sesa Williams

    Insajderi
    03 August 2025 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ka deklaruar me guxim se Marcus Rashford është një lojtar më i mirë se Nico Williams, teksa biznesmeni iu kundërpërgjigj vëllait të tij, Inaki, pas akuzave të spanjollit se Barcelona ka gënjyer gjatë sagës së transferimit.

    Williams refuzoi ofertën e Barcelonës për të nënshkruar një kontratë afatgjatë me Athletic Bilbaon, ndërsa Rashford iu bashkua katalanasve në formë huazimi nga Manchester United.

    Ish-kreu i Barcelonës vlerësoi vendimin e klubit për të marrë Rashfordin në një marrëveshje huazimi njëvjeçare nga ‘Old Trafford’, duke e cilësuar sulmuesin anglez si një lojtar më të mirë se Williams, i cili, pas një drame të madhe në tregun e transferimeve, vendosi të firmosë një kontratë të re 10-vjeçare me Athletic Bilbaon.

    “Së pari, për mua Marcus Rashford është më i mirë se Nico. Prej këtu e tutje, nuk më intereson çfarë mund të thotë Inaki”.

    “Së pari, për mua Marcus Rashford është më i mirë se Nico. Prej këtu e tutje, nuk më intereson çfarë mund të thotë Inaki”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark