×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ish-presidenti i Bolivisë publikon pamjet kur qëllohet me armë në drejtim të veturës së tij

    Insajderi
    28 October 2024 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales thotë se të dielën u qëllua me armë në automjetin e tij, mes tensioneve politike në rritje brenda fraksioneve të partisë socialiste në pushtet.

    Sipas mediave të huaja, Morales dhe ish-ministri i tij i ekonomisë dhe presidenti aktual, Luis Arce, janë përfshirë në një luftë për pushtet përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

    Në një intervistë të fundit, Morales tha se dy automjete “e zunë atë në rrugë” dhe qëlluan mbi makinën e tij, duke pretenduar se një plumb kaloi “centimetra” nga koka e tij.

    “Unë nuk e di nëse ata ishin ushtarë apo policë”, citohet të ketë thënë Morales.

    Ndërkohë, Morales, presidenti i parë indigjen i Bolivisë, postoi një video në mediat sociale të marrë nga brenda makinës së tij në lëvizje.

    Videoja e tregon atë të ulur në ulësen e pasagjerit dhe zbulon të paktën dy vrima plumbash në xhamin e përparmë.

    Shoferi duket se ka mbetur i plagosur, ndonëse ende po drejtonte mjetin. /Telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark