Policia braziliane mori të premten ish-presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula Da Silva dhe dy djemtë e tij në pyetje dhe kontrolloi disa shtëpi dhe ndërtesa të tjera të lidhura me familjen e tij, duke e përfshirë atë edhe më shumë në një rast masiv korrupsioni, që ka në qendër gjigantin e naftës Petrobras.
Policia shkoi në orët e para të mëngjesit të së premtes në adresat e banesave të Silvas në Sao Paulo, tha policia braziliane në një konferencë për shtyp në qytetin jugor të Coritibas.
Me një urdhër që e detyronte Silvan t’u përgjigjej pyetjeve në hetim, ai u dërgua në stacionin policor të policisë federale në aeroportin e Congohnas në Sao Paulo, shkruan NBC News.
“Askush nuk ka imunitet nga hetimi në këtë vend”, tha prokurori që po merret me cështjen Fernando dos Santos Lima.
Prokurori Lima dhe zyrtarët e policisë thanë se po hetojnë pagesat prej 8.12 milionë dollarësh për fjalime dhe donacione për një institute që udhëhiqej nga ish-presidenti, instituti Lula. /Insajderi.com