Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është ndaluar nga policia në aeroport sot.
Ai po dyshohet për përfshirje në korrupsion, shkruan “Daily Mail”.
Detektivët ishin duke e pritur atë sapo të zbriste nga fluturimi me Air Europa pasi zbarkoi në aeroportin “Barajas Airport” në Madrid në orën 10:30 paraditen e sotme nga Republika Dominikane.
Rubiales u ndal nga garda civile sapo zbriti në tokë dhe u përcoll drejt një mjeti të policisë në drejtim të bazës policore në Tres Cantos.
Shumë gazetarë dhe fotografë po e prisnin ish-presidentin e Federatës Spanjolle, i cili e kishte bërë një gjest të turpshëm muaj më parë duke e puthur në buzë një futbolliste të Kombëtares spanjolle gjatë ndarjes së medaljeve pas finales së Kupës së Botës.
Gjykata spanjolle është duke e hetuar qe një kohë 46 vjeçarin për vendimin e vitit 2019 që ta zhvendos Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite./Express