×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Ish presidenti i Shqipërisë: Bëhuni gati për luftë, mua më keni me kallash në dorë

    Insajderi
    15 June 2024 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Ilir Meta, pasi është thirrur nga SPAK ka ashpërsuar gjuhën.

    Ai çon thirrjet në ekstrem, deri tek përdorimi i armëve të zjarrit.

    “Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj, mua këtu më keni me kallash në dorë dhe nuk me dridhet dora fare”, thotë më tej ai.

    Me hetimet e SPAK për Metën e bashkëshorten Monika Kryemadhi por dhe me afrimin e zgjedhjeve parlamentare mundet që këto deklaratat të dhunshme të Presidentit të PL-së, të jenë vetëm fillimi.

    Në Presidencë ai ka bërë thirrje për përdorimin e vareve dhe prerjen e duarve kush prekte votën e 2021.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark