Presidentja aktuale e vendit, Vjosa Osmani po kritikohet pasi ka zgjedhur një klinikë private për të kryer një operacion që mund të bëhet edhe në QKUK. Por jo të gjithë presidentët vepruan njëjtë. Ish-Presidenti Hashim Thaçi, në një periudhë të vështirë gjatë kohës së pandemisë, u kishte besuar mjekëve në QKUK për të kryer një intervenim në vitin 2020, shkruan Gazeta Insajderi.
Ish-Presidenti Hashim Thaçi në prill të vitit 2020 iu nënshtrua një operacioni në Klinikën e Urologjisë në QKUK.
Thaçi iu nënshtrua një operacioni pasi kishte probleme me gurët në veshka dhe kishte pasur dhimbje të mëdha.
Intervenimi ishte kryer nga ish-drejtori i Klinikës i cili ishte edhe shef i ekipës Dr. Sabit Mehmeti i asistuar nga Dr. Bashkim Gllareva dhe Dr. Fahredin Veselaj, nën anestezionin e mbajtur nga Dr. Nehat Baftiu.
Ky operacion ishte kryer me procedura endoskopike.
Mbrëmë Presidentja Vjosa Osmani ka kryer një intervenim për heqjen e tëmthit (idhzës) në spitalin privat “Aloka” në Prishtinë.
Për këtë veprim të presidentes kanë reaguar kirurgët e QKUK-së. Ata janë ndjerë të injoruar e nënçmuar./ Gazeta Insajderi/