Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë se një pjesë të madhe të mandatit të tij ia ka dedikuar Kosovës.
Këtë koment ai e ka dhënë kur është pyetur nëse futja e Kosovës në luftë nënkupton që edhe Shqipëria të ishte në gjendje lufte.
“Kam filluar punën si president dhe kam pasur kënaqësinë që më shumë se gjysmën e kohës sime ia kam dedikuar Kosovës. Shqiptarët kudo që të jenë duhet të vendosin në radhë të parë arsyen, që edhe në momentet e provokimit më të madh të mos humbin qetësinë për të marrë vendime të mëdha të natyrës politike”, ka thënë ai në një intervistë për Klan Kosovën.
Topi ka vlerësuar qëndrimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në raport me çështjen e trenit, sepse sipas tij ai ishte në linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Vlerësoj pozicionin e presidentit Hashim Thaçi, që vjen jo thjeshtë nga eksperienca e tij si një luftëtar i Kosovës por si një politikan i pjekur, ku fjala e tij është determinonte. Thaçi veproi si burrështetas. Deklarata e tij është në koordimin me SHBA. Nëse ka një shtet, që një këmbë e ka BE tjetrën ka Rusia, atëherë është Serbia. Tani sipas kushtetutës së Kosovës, e ratifikuar dhe pranuar nga institucionet më të rëndësishme globale, kemi prezencën e minoriteteve qoftë në parlament qoftë në qeveri”, ka shtuar ai.