Ish-presidentja Jahjaga në New York takon Hillary Clintonin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-presidentja Jahjaga në New York takon Hillary Clintonin

    Insajderi
    09 May 2022 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

    Këtë Jahjaga e bëri të ditur përmes një statusi në facebook, ndërsa thotë se me Clintonin kanë diskutuar për të arriturat por dhe sfidat me të cilat po përballet shteti i Kosovës.

    ”Sot pata nderin ta takoj miken tonë të madhe, ish Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në New York. Gjatë takimit tonë diskutuam për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe rajon.

    Gjithmonë falënderuese për rolin kyç që sekretarja Clinton dhe administratat amerikane e kanë luajtur për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të na ndihmuar në shtet ndërtimin tonë.

    Pas tërë këtyre viteve miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-ve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark