Një ish-punonjës 75-vjeçar i kompanisë Google bëri disa paralajmërime rreth intelegjencës artificiale dhe sistemeve inteligjente si ChatGpt.
Në një intervistë për BBC-në, Geoffrey Hinton, deklaroi të martën se rreziqet e kësaj inteligjence janë mjaft të mëdha, duke shtuar se rreziku i tyre mund të shtohet edhe më shumë.
“Për momentin, ata nuk janë më inteligjentë se ne, me sa mund të them. Por mendoj se së shpejti do të jenë. Ajo që po shohim është se si gjëra të tilla si GPT-4 po eklipsojnë një person në sasinë e njohurive të përgjithshme…Duke pasur parasysh shkallën e progresit, ne presim që gjërat të ‘përmirësohen’ shumë shpejt. Kështu që ne duhet të shqetësohemi për këtë”, deklaroi Hinton.
Ai shtoi se njohuritë e sistemeve inteligjente do të rriten me kohë, e kjo sipas tij, do të jetë e rrezikshme pos për vendet e punës edhe për të ardhmen.