Ish punonjësit paditin Microsoft - Insajderi
×
Teknologji

Ish punonjësit paditin Microsoft

Insajderi
13 January 2017 - 09:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy ish-punonjës të Microsoft kanë paditur kompaninë, me akuzën se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur shëndetin e tyre mendor.

Henry Soto dhe Greg Blauert janë diagnostikuar me stres post-traumatik, njohur si PTSD dhe pretendojnë se kjo sëmundje u është shkaktuar nga puna në kompaninë e Bill Gates.

Roli i tyre në kohën kur ishin pjesë e kompanisë ishte verifikimit dhe raportimi i materialeve që komunikoheshin përmes shërbimeve të Microsoft, që më parë ishin kategorizuar si të paligjshme nga një program automatik.

Microsoft ka reaguar duke thënë se e merr shumë seriozisht sigurinë shëndetësore të punonjësve të saj.

“Microsoft e merr shumë seriozisht raportimet si për materialet e paligjshme që komunikohen përmes shërbimeve tona, po ashtu edhe shëndetin dhe mirë qenien e punonjësve në oraret e punës”, thuhet në një reagim të kompanisë dhënë për BBC.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark