Ish-selektorët me fjalë të njëjta e aspak të mira për drejtuesit e FFK-së - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ish-selektorët me fjalë të njëjta e aspak të mira për drejtuesit e FFK-së

    Insajderi
    11 March 2025 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajnerë të ndryshëm vendorë dhe të huaj kanë bashkëpunuar në periudha të ndryshme me Federatën e Futbollit të Kosovës duke i marrë në dorë grupmoshat e Kombëtares së Kosovës e deri tek ekipi A.

    Por, jo të gjithë selektorët janë ndarë të kënaqur me atë çka kanë parë, dëgjuat e përjetuar në eksperiencën Dardane.

    Pjesa dërrmuese e tyre e mbyllën gojën duke mos i shfaqur të metat e brendshme pas largimit, por kishte prej tyre që e ngritën zërin.

    Ajo që ishte ndarë e pakënaqur, sidomos me lamtumirën, ishte ish-selektorja e vajzave të Kosovës A, Anneli Andersen, shkruan “Gazeta Express”.

    Trajnerja suedeze e kishte dhënë një rrëfim shokues në emisionin “Favorit” në T7 pas ndarjes aspak normale e as profesionale me FFK-në.

    “FFK përmes një telefonate 2-minutëshe më njoftoi për mos vazhdim të bashkëpunimit.”

    “Me lojtaret u përshëndetëm përmes një mesazhi me shkrim që ua dërgova, pastaj ato më shkruajtën dhe më kontaktuan, sepse nuk më është mundësuar t’i takoja për t’u përshëndetur.”

    E të njëjtin fat me suedezen e pati edhe selektori i Kosovës U-19, Adil Maliqi, i cili u nda së fundmi me FFK-në pasi nuk e gjeti gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

    Në një intervistë ekskluzive me emisionin “Favorit” në T7 mbrëmë, Maliqi e përmendi mos-lidershipin dhe mos-menaxhimin e duhur në FFK.

    Ndërkohë, e shprehu zhgënjimin e tij të thellë që shtëpia e futbollit kosovar nuk e pa të rrugës të paktën t’ia bënte një falënderim për punën e bërë.

    “Pyesni në FFK pse po ikin lojtarët nga Kosova, mos-lidershipi, mos-menaxhimi janë në pyetje. Nuk i vlerësojnë lojtarët.”

    “Kurrë nuk e kam marrë asnjë falënderim nga dikush prej FFK-së për punën që e kam bërë. Nga askush. Nëpër Facebook ndoshta, ama falënderimi bëhet nëpër zyre, me respekt. E treguan nivelin e tyre.”

    “Kryetari nuk ishte i mendimit se unë kisha suksese me Kosovën U19. Nga FFK-ja më kanë thënë se nuk kam pasur sukses. Shumë njerëz në FFK kanë pas mllef ndaj meje, nuk e di pse. Kam punuar gjithmonë i pavarur, ose të paktën jam munduar të punoj si i pavarur.”

    “Kam shpenzuar mijëra euro nga xhepi im vetëm për t’u takuar me lojtarë. Nga to vetëm 28 mijë euro me veturë i kam harxhuar.”

    Natyrisht, pakënaqësi kanë mundur të kishin edhe selektorët tjerë të grupmoshave, sidomos ata vendorë, por që e kanë preferuar heshtjen, sigurisht për të lënë rrugë të hapura për të ardhmen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark