Dy ish-ushtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Musa Dragaj dhe Ismet Ibishi, kanë folur për ish-kryekomandantin e FARK-ut, Tahir Zemaj, për të cilin pati akuza ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-shefi i G2-shit, Halil Çadraku.
Musa Dragaj i ka quajtur “joserioze, tendencioze dhe të pasakta” pretendimet e Çadrakut.
“Ka shumë gjëra për t’u thënë për organizimet që kanë ndodhë asaj kohe”, tha ai. “Ajo është më së lehti t’i etiketosh dhe t’i nënvlerësosh njerëzit”.
Në lidhje me funksionimin e FARK-ut ai tha se posedon edhe dokumente.
Ndërsa Ismet Ibishi tha se FARK-u kishte përgatitur “plane operative” qysh herët.
“Ne krejt këto 8 vite, e kemi pasur të përgatitur në detaje luftën në Kosovë”, tha ai në T7.