Ish-ushtari amerikan i UÇK-së: Jemi harruar, vendimi i sotëm u ndërmor për t’i shkatërruar veteranët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-ushtari amerikan i UÇK-së: Jemi harruar, vendimi i sotëm u ndërmor për t’i shkatërruar veteranët

    Insajderi
    14 June 2022 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Michael Spath, ish-ushtari amerikan, i cili ka luftuar në luftën e fundit në Koshare, e ka quajtur zhgënjyes vendimin e Kuvendit të Kosovës për pagën minimale e në të cilën nuk janë përfshirë veteranët e luftës.

    Sipas tij ky vendim është i padrejtë dhe që është bërë për t’i diskredituar dhe shkatërruar veteranët.

    “Serbët e përshëndetën këtë vendim të padrejtë të qeverisë aktuale, që tregon se gjithçka është bërë për iniciativën pro serbe”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    “Jemi harruar, janë harruar qytetarët tanë të zhdukur. I kemi harruar heronjtë e rënë, vetëm për hatër të politikave serbe në Kosovë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark